Gazeta ditore e Pragës “Lidove novini” në numrin e sotëm ka publikuar lajmin me titullin “Zgjidhet çështja? Maqedonia e Veriut”. Në lajm thuhet se “Greqia dhe Maqedonia kanë rënë dakord që të zgjidhin çështjen shumëvjeçare të emrit të ish republikës jugosllave të Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Sloboden peçat, përcjell Portalb.mk.

Shtohet se lajmin “mbrëma në Shkup e bëri publik kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por kjo nuk do të thotë që marrëveshja mes kryeministrave do të pranohet. Kundër marrëveshjes janë opozitat e dy vendeve. Greqia për shkak të emrit bllokoi Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve”.

Edhe gazeta sllovake “Aktualiti” me titullin “Maqedonia dhe Greqia ranë dakord për çështjen e emrit”, sot njoftohet për këtë ngjarje. Në artikullin thuhen se Maqedonia dhe Greqia kanë arritur të zgjidhin një çështje që zgjati më shumë se dy dekada, e cila dëmtoi marrëdhëniet e tyre mes vete dhe bllokoi Maqedoninë në eurointegrime.

Dhe në gazetën polake “Gazeta Viborça” u publikua një lajmë më i gjerë me titullin “Maqedonia do të ndryshon emrin? Marrëveshja historike me Greqinë”, në të cilin kishte një përmbledhje të problemit me Greqinë dhe ecurinë e bllokimit të Maqedonisë në eurointegrime si dhe negociatat shumëvjeçare për zgjidhje të kësaj çështjeje.