Connect with us

BOTA

Detaje nga vdekja e të riut shqiptar në Itali

Published

on

Romë – Një shqiptar 33 vjeç u gjet i vdekur sonte në shtëpinë e tij në Via Della Tota në Valmontone. Karabinierët janë duke hetuar për vrasje. Shqiptari u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij, në qendrën historike të qytetit. 33-vjeçari ishte një njeri me jetë të trazuar dhe se shpesh bënte jetë rruge.

Alarmi është dhënë nga miqtë, që e kanë vënë re situatën për disa ditë. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, së bashku me zjarrfikëset. Policia hyri në banesë dhe gjeti të riun të shtrirë në tokë. Shtëpia në tërësi ishte në rregull dhe pa ndonjë problem. Nga hetimet e para, del se mund të kemi të bëjmë me një vdekje të dhunshme, por se sërish asgjë nuk është e sigurt. Karabinierët kanë ndërhyrë për inspektim./Shekulli/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com