Aleksandar Vasilevski – Ninxha, njëri nga të akuzuarit për dhunën që ka ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë sot në mëngjes është paraqitur në Gjykatën Penale pasi më shumë se 5 muaj ka qenë në arrati, njofton Portalb.mk.

“Personi për të cilin pyesni vetë është paraqitur te gjykatësi i procedurës paraprake, pas së cilës bashkë me vendimin për paraburgim, që i është shqiptuar në mungesë, është dërguar në burgun hetues “Shkup”, thonë nga Gjykata Penale për “Fokus”.

Ndryshe, në opinion flitet se vëllai i “Ninxhas”, Bojan Vasilevski, nëpërmjet një bisede telefonike me Aleksandar Vasilevski, a me urdhër të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ka dhënë urdhër që ta sulmojnë Kuvendin personat e maskuar.