Connect with us

KOSOVË

Digjet një autobus në rrugën Prishtinë – Gjilan, s`ka të lënduar

Published

on

Rreth orës 09:00, një autobus është përfshirë nga zjarri në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Policia njofton se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, transmeton Klan Kosova.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com