Connect with us

RELIGJION

Disa gjëra që duhet ti dimë rreth Bajramit

Published

on

Zbukurimi në ditën e Bajramit

Përcillet nga Ibn Umer se Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – mori në treg një rrobe mëndafshi dhe ia tregoi Profetit alejhi selam duke i thënë: ‘ O i Dërguari i Allahut, blije këtë që të zbukurohesh me të për festat dhe pritjet e delegacioneve!’ Profeti alejhi selam i tha: ‘ Vërtet që këtë e veshin ata që skanë pjesë në Botën tjetër.”

Buhariu, Muslimi e te tjere.

Kanë thënë dijetarët se Profeti alejhi selam e miratoi fjalën e Umerit për veshjen e rrobave më të mira në ditët e festave, por nuk e pranoi atë rrobe, sepse ajo ishte nga mëndafshi dhe ai është i ndaluar për meshkujt.
Ibn Kajim në librin e tij “ Zad el mead” thotë se Profeti aljehi selam për festat dhe ditën e xhuma vishte rrobat më të bukura.

Me çfarë e fillonte Profeti alejhi selam ceremoninë e riteve të Bajramit?

Përcillet nga Ebu Seid El-Huderij – Allahu qoftë i kënaqur me të – se Profeti alejhi selam në ditët e festës së Idit (Kurbanit) dhe Fitrit, shkonte në musala për t’i falur ato dhe gjëja e parë me të cilën fillonte ishte namazi…”

Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe hadithi është i saktë.

Nga shkonte dhe nga kthehej Profeti alejhi selam pas faljes së Bajramit?

Përcillet nga Xhabir bin Abdilah – Allahu qoftë i kënaqur me të – se Profeti alejhi selam në ditën e Bajramit e ndryshonte rrugën.”

Buhariu

Ibn Kajim në librin e tij “Zad el mead” ka thënë: “ Profeti alejhi selam në ditën e Bajramit e ndryshonte rrugën, pra kur kthehej nga falja nuk kthehej nga e njëjta rrugë në të cilën shkoi fillimisht. Thuhet se urtësia e këtij veprimi mund të jetë:
Që t’u japë selam sa më shumë njerëzve në të dy rrugët që eci.
Që të marrin nga bereqeti i tij njerëzit e të dy rrugëve.
Që t’ua përmbushë nevojat nevojtarëve.
Që shenjat e Islamit të jenë sa më të dukshme.
Thuhet gjithashtu dhe ky është mendimi më i saktë se: urtësia është për të gjitha ato që u përmendën dhe për të tjera.”

Tekbirat në ditët e Bajrameve

Përcillet se Profeti alejhi selam kur dilte për të falur namazin e Fitër Bajramit, bënte tekbira, derisa vinte në musala dhe derisa të mbaronte namazin, e pas namazit e ndërpriste tekbirin.”

Ibn ebi Shejbe dhe e saktësoi Albani në “Silsiletu es sahiha”, 170

Marrë nga: XhamiaMbret.com

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com