Connect with us

SPORT

Dy emra për zëvendësues të Lopeteguit

Published

on

Julen Lopetegui më nuk është trajner i kombëtares spanjolle dhe ai shkarkohet një ditë para se të startojë kampionati botëror në Rusi.

Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin që nënshkroi ditën e djeshme me Real Madridin.

Presidenti i Federatës, Luis Rubiales, ka thënë se ende nuk e kanë në plan emrin e trajnerit të ri.

Ai shtoi se nuk do të ketë shumë ndryshime, duke u munduar ta gjejnë brenda grupit trajnerin e ri.

“Ne nuk dimë asgjë, e vetmja gjë që mund të them është se ne do të përpiqemi të lëvizim gjërat sa më pak që të jetë e mundur, sapo të kemi diçka, ne do t’ju njoftojmë”, ka thënë Rubiales.

Emrat që përfliten janë trajneri i U-21, Albert Celades dhe drejtori i Fernando Hierro.

Spanja starton në Kampionatin Botëror të premten në ndeshje me Portualinë. 

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com