Connect with us

SPORT

E kërkon gjysma e Europës, braziliani është një hap larg Inter

Published

on

Inter është shumë afër realizimit të një blerje të madhe në merkato. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen verbale me Malcom, ylli i Bordeaux. Braziliani do vetëm zikaltrit dhe duket se ka refuzuar ofertat e PSG, Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Takimi i zhvilluar mes Piero Ausilio dhe stapitur të lojtarit ka shkuar mirë. Tani, Inter duhet të gjejë një marrëveshje me klubin francez, që kërkon 50 milionë euro për Malcom. Milanezët kanë ofruar 40.

Palët po studiojnë një formulë që mund t’i kënaqë të gjithë. Nga ana e tij, trajneri Spalletti pret dhuratën e radhës pas De Vrij, Asmoah dhe Lautaro Martinez.

Dhe mund të jetë pikërisht Malcom (12 gola dhe 7 asiste në Ligue 1 këtë vit). Gjithashtu, zikaltrit po punojnë të gjejnë një marrëveshje me Barcelona-n për të rinovuar huazimin e Rafinha./Telesport/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com