Connect with us

KOSOVË

Gjendja në Trepçë, minatorët paralajmërojnë eskalim të situatës

Published

on

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, ku shprehin shqetësim lidhur me mos kalimin e draft statutit për Trepçën të propozuar nga punëtorët dhe paralajmërojnë veprime radikale në të ardhmen, duke mos përjashtuar protesta dhe grevën e përgjithshme.

“Minatorët dhe punëtorët e Trepçës janë të zhgënjyer me qasjen e Bordit të Trepçës. I nderuari kryeministër, nga ju është premtuar që të dy versionet e draft statutit për Trepçën t’ju dërgohen në Parlament, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalimi i situatës ku mund të shkoj drejt protestës apo grevës së përgjithshme”, thuhet në letër e Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Minatorët përkujtojnë se gjendja aktuale në Trepça nuk është e mirë, pasi kërkesat dhe vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh nga Bordi i Trepçës dhe Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com