Connect with us

BOTA

Italia ankohet për emigrantët, kërkon afrim me Rusinë

Published

on

Ndërsa qeveria e re italiane pret sot miratimin nga Dhoma e Ulët e parlamentit, kryeministri Giuseppe Conte në fjalën e tij të parë para senatit, sulmoi sërish BE-në në lidhje me menaxhimin që po i bën emigracionit.

Conte theksoi se Italia do të vijojë të jetë aleate e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pranoi se është koha për të rishikuar sanksionet ndaj Rusisë pasi për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ka nevojë për një qasje të re.

“Hapi i parë drejt një dialogu me partnerët europianë është emigracioni. Deri tani, menaxhimi i fluksit të emigrantëve ka qenë një dështim. Europa ka lejuar një vetëizolim egoist të disa shteteve që i kanë lënë vështirësitë në supet e vendeve si Italia. Do kërkojmë rishikim të menjëhershëm të Rregullores së Dublinit pasi duhet të realizojnë sisteme të riatdhetësimit të detyrueshëm për azilkërkuesit.

Liderët e rinj të Italisë përballen me dy data të rëndësishme në qershor, duke nisur nga samiti i Shtatë vendeve më të Industrializuara (G7), më 7 dhe 8 qershor në Kanda, dhe më pas samiti i dytë i Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili pritet të fokusohet në krizën e refugjatëve në rajon dhe reformat në Eurozonë.

Deklaratat e Contes kanë ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite ne Austri, vend që po ashtu drejtohet nga një qeveri populiste, ka thënë se “tërheqja e sanksioneve është në interesin e çdokujt.

Putin ka hedhur poshtë deklaratat se qeveria e tij është duke punuar për të promovuar ndarje në Evropë, duke mbështetur partitë populiste të krahut të djathtë, në këmbim të marrëdhënieve më të mira me Moskën./Vizionplus/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com