Connect with us

KOSOVË

Memli Krasniqi ka investuar rreth 31 mijë euro në kriptovaluta

Published

on

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka investuar rreth 31 mijë euro në kriptovaluta.

“Në pajtim me përgjigjen e marrë nga AKK për deklarimin e “kripto-valutave” ju njoftoj e unë posedoj sasinë dhe llojet e të njëjtave, si vijon: 20000 XRP, 300 ETC, 3 BCH, 10 XMR, 50 REP, 1000 IOT, 5 ZEC, 5000 XLM, 7000 BAT, 7000 ADA, 20000 TRX, 20000 XVG, 7000 VIB, 2000 SUB, 10000 MANA, 50 QTUM, 10 NEO, 2000 GTO, 500 ICN, 1000 FUN, 500 CLO, 800 BLZ, 100000 CV, 100000 STQ, 1600 WPR, 10 BNB, 890 BEE, 500 ING, 2000 CJT, 1000 BERRY, 15000 BNK”, ka deklaruar Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Nga një përllogaritje me vlerën aktuale të krtiptovalutave në treg sipas të dhënave në CoinMarketCap, del se Krasniqi në këto monedha ka të investuara 30,885.42 euro.

20,000 XRP (Ripple) kanë vlerën 10,117.36 euro,
300 ETC (Ethereum Classic) kanë vlerën 4,004.18 euro,
3 BCH (Bitcoin Cash) kanë vlerën 2,415.72 euro,
10 XMR (Monero) kanë vlerën 1,155.70 euro,
50 REP (Agur) kanë vlerën 1,430 euro,
1,000 IOT (Iota) kanë vlerën 1,210 euro,
5 ZEC (ZCash) kanë vlerën 909 euro,
5,000 XLM (Stellar) kanë vlerën 1,064.53 euro,
7,000 BAT (Basic Attention Token) kanë vlerën 1,333.49 euro,
7,000 ADA (Cardano) kanë vlerën 1,053.99 euro,
20,000 TRX (Tron) kanë vlerën 808.54 euro,
20,000 XVG (Verge) kanë vlerën 529.34 euro,
7,000 VIB (Vibe) kanë vlerën 639.82,
2,000 SUB (Substarum) kanë vlerën 526.03 euro,
10,000 MANA (Decentraland) kanë vlerën 811.56 euro,
50 QTUM (Qtum) kanë vlerën 514.50 euro,
10 NEO (Neo) kanë vlerën 381.80 euro,
2,000 GTO (Gifto) kanë vlerën 301.96 euro,
500 ICN (Iconomi) kanë vlerën 335.92 euro,
1,000 FUN (FunFair) kanë vlerën 23.94 euro,
500 CLO (Callisto Network) kanë vlerën 15.03 euro,
800 BLZ (Blaze Coin) kanë vlerën 0.33 euro,
100,000 CV (CarVertical) kanë vlerën 171.60 euro,
100,000 STQ (Storiqa) kanë vlerën 671.80 euro,
1,600 WPR (WePower) kanë vlerën 77.75 euro,
10 BNB (Binance Coin) kanë vlerën 132.50 euro,
890 BEE (Bee Token) kanë vlerën 26.43 euro,
500 ING (Iungo) kanë vlerën 25.79 euro,
2,000 CJT (ConnectJob) kanë vlerën 85.24 euro,
1,000 BERRY (Rentberry) kanë vlerën 22.05 euro dhe
15,000 BNK (Bankera) kanë vlerën 89.52 euro.

Në deklarimin e tij, Krasniqi ka treguar se mban katër funksione zyrtare. Deputet në Kuvendin e Kosovës, nënkryetar i PDK-së, ligjërues në kolegjin “Iliria” dhe është pjesë e komunitetit Olimpik të Kosovës.

Ai, këtë vit si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një apartament prej 105 metra katrorë në vlerë prej 100 mijë euro të cilën e ka blerë nga shitja e apartamentit paraprak dhe nga kursimet.

Si pasuri të luajtshme, deputeti Memli Krasniqi ka deklaruar bibliotekën personale me vlerë prej 11,500 euro dhe disa piktura dhe vepra arti vlera e të cilave arrin shumën e 4,500 eurove, shkruan Telegrafi.

Kurse, para të gatshme ai ka deklaruar se ka 41,620 euro. Prej të cilave 24,620 euro janë të tij, ndërsa bashkëshortja ka para të gatshme 1,500 dhe fëmijët e tyre në llogarinë e tyre kanë 15,500 euro. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com