Connect with us

LAJME

Nata e Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Published

on

Allahu i Lartësuar veçoi muajin e Ramazanit nga muajt e tjerë të vitit, me vlera të mëdha. Nga ky muaj veçoi dhjetë netët e fundit të tij, si më të mirat ndër netët e tjera dhe nga këto netë veçoi natën e Kadrit, si natën më të madhe dhe më të rëndësishme të vitit. Sonte është një nga natët tek të Ramazanit dhe sipas kalendarit islamik të myslimanëve mund të jetë Natë e madhe, e njohur për të gjithë ‘Nata e Kadrit’ ( e rëndësishme më shumë se një mijë muaj).

Kjo natë është një nga netët teke në dhjetë ditshin e fundit të muajit të madhërishëm. Në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Zbritja tek Muhammedi a.s:

Kur’ani ka filluar të zbres në natën e Kadrit. Është nata në të cilën pejgamberit Muhamed ajehi selam, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak (arabisht).

Data:

Në librin e shenjtë Kur’an nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit ështrë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Kur’an:

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Sureja (Kadr, 97:1-5).

Më poshtë keni disa vepra që duhet të bëhen në Natën e Kadrit:

Këtë natë duhen kryer adhurime për hir të Allahut, duhet falur namaz duke e përforcuar ndjenjën e adhurimit.

Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.

Duhet të biem në salavat mbi Profetin tonë a.s., të shpresojmë në shefatin (ndërmjetësimin) e tij, të forcojmë vetëdijen e të qenit nga ymeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj tij.

Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë vetëllogari dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.

Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) e të meditojmë, pasi vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë shpëtim dhe prehje zemrat.

Të lutemi sa më shumë, sepse duaja është mjeti që e afron më shumë njeriun me Zotin e tij. Transmetohet se Profeti ynë i nderuar a.s. në këtë natë e ka këshilluar Aishen të bëjë këtë dua: “Allahumme inneke afuuun, tuhibbu’l-afue fa’fu anni” {Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!}

Në këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet faktor për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë. /Marre nga: Indeksonline/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com