Connect with us

LAJME

Ndërtesa e Qeverisë nuk i reziston shiut

Published

on

Nuk ka mundur t’i rezistojë shiut ndërtesa barok e Qeverisë. Gjatë ditës së shtunë, kur reshjet kanë qenë më intensive, objekti i Qeverisë është vërshuar nga uji, njofton Portalb.mk.

“Disa vente të hapura të qeverisë lëshuan. Dhe nuk është hera e parë, pikon në çdo shi. Kështu është kualiteti i përpunimit. Uji shpërndahet nëpër tavan, nën dritat dhe abazhurët, ndërkaq më pas edhe më poshtë nëpër mure. Për atë, ne këtu nuk e mbledhim ujin me kova si te Arkivi Shtetëror”, thotë sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski për SDK.

Ai paralajmëroi se prej sot do të fillojnë që t’i rregullojnë, fasadat, tavanet dhe enterierin të cilat janë dëmtuar.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com