Connect with us

BOTA

Në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” në Gaza, 123 dëshmorë

Published

on

Ushtarët e Izraelit gjatë ndërhyrjeve në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të cilat po vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës nën rrethim, kanë shkaktuar vdekjen e 123 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 13 mijë të tjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra në një konferencë për media tha se në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” deri më tani kanë rënë dëshmorë 123 palestinezë, prej tyre 13 fëmijë, 2 punonjës shëndetësorë dhe 2 gazetarë.

350 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Ai bëri të ditur se në protestat në kufi janë plagosur 13.672 palestinezë, 7.451 prej tyre me plumba të vërtetë. Kudra thotë se 350 prej të plagosurve, trajtimi i të cilëve vazhdon në spitale, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tij, nga të plagosurit 2.200 janë fëmijë dhe 140 janë gra. “Vetëm ditëve të premte stafi ynë i shëndetësisë kryen rreth 2.100 operacione kirurgjikale. Çdo orë mesatarisht sillen mesatarisht 280 të plagosur. Kapaciteti i asnjë sistemi shëndetësor në botë nuk mund ta përballojë këtë”, tha ai.

Kudra vuri në dukje se madje edhe në sulmin e Izraelit në Gaza në vitin 2014, spitalet e Palestinës merreshin me 9 raste për një orë.

“Vijnë të plagosurit e qëlluar nga plumba të llojeve të ndryshme”

Drejtori i Përgjithshëm i Spitaleve në Gaza, Abdullatif el-Haxh tha se shumica e palestinezëve janë plagosur në këmbë, por që kanë edhe plagë vdekjeprurëse në pjesët si koka, gjoksi dhe stomaku.

“Te ne vijnë personat e plagosur me plumba të llojeve të ndryshme. Këta nuk janë si plumbat në të cilat jemi mësuar, por i shkatërrojnë organet e të plagosurve në të cilat godasin, si dhe i dëmtojnë eshtrat dhe damarët. Kjo sjell nevojën e operacionit emergjent kirurgjikal”, thotë Haxh.

Janë të pamjaftueshme ndihmat e ofruara kohë pas kohe

Duke vënë në dukje se Ministria e Shëndetësisë një kohë të gjatë po ballafaqohet me probleme serioze të pajisjeve shëndetësore dhe të barnave, Haxh tha se disa pajisje në spitale kanë nevojë për riparim ndërsa edhe ndihmat e ofruara kohë pas kohe janë të pamjaftueshme.

Ai bën të ditur se në ditën e parë të protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” në spitale janë dërguar 100 persona të plagosur me plumba të vërtetë. Ai shton se spitalet nuk kanë kapacitet për të mbuluar kaq persona dhe se për këtë arsye ka vendosur tenda të shëndetësisë në kufi dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në tendat e shëndetësisë u trajtuan 7.000 nga të plagosurit

Haxh thotë se tendat e vendosura përgjatë kufirit kanë ndikuar në uljen e numrit të të plagosurve që dërgoheshin në spitale. Sipas tij, 7.000 nga 13.000 të plagosurit janë trajtuar në tenda dhe se nuk mund të përballojnë në qoftë se të gjithë transferohen në spitale.

Ai tha se të premten për 5-6 orë janë sjellë 700-800 raste dhe se tek këta të plagosur është bërë ndërhyrë për një kohë të shkurtër.

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë marshe paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelit.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com