Connect with us

LAJME

Rama “lan duart”: Vendet e punës i siguron sipërmarrja, jo qeveria

Published

on

Në një kohë që në vend është ulur këmbëkryq papunësia, kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se vendet e punës i siguron sipërmarrja dhe jo qeveria. Edhe pse drejton Partinë Socialiste, një forcë politike që thuhet të jetë e majtë dhe punësimin duhet ta kishte angazhim kryesor, Rama sheh sektorin privat si të vetmen mundësi zgjidhjeje.

“Shumë shqiptarë në moshë punë nuk janë aktiv në tregun e punës, një pjesë e tyre janë në kërkim. Sot nuk ka dhe këtë e them me përgjegjësi asnjë kompani të madhe shqiptare, ku kam parasysh të gjitha kompanitë që klasifikohen si biznes i madh, që s’ka vend pune. Në çdo kompani, në çdo derë të çdo kompanie po të trokasësh do shohësh se ka vende pune. Problemi më i madh i tyre është aftësia specifike për mbulimin nevojave të këtyre vendeve të punës. Nuk ka një zgjidhje, por domosdoshmëri mbetet arsimi profesional. Nëse kjo reformë do ishte bërë 20 vite më parë, sot do ishim në situatë tjetër. Rilindja e sistemit profesional dhe rritja e numrit të nxënësve ka filluar të japë edhe shenjat e para të përfitueshmërisë së sistemit. Vendet e punës i krijon sipërmarrja dhe jo qeveria. Në periudhën 218-2021 shpresojmë të kemi rritje të shifrave të punësimit. Me punësim real dhe më të lartë”, tha Rama, tha Rama në një konferencë kombëtare të punësimit./Shekulli.com.al

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com