Connect with us

LAJME

Rama mburret me raportin e INSTAT për shifrat e papunësisë: Rekord historik

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në adresën e tij në Facebook raportin e Instat ku sipas të cilit “papunësia ka rënë nën 13% për herë të parë pas 22 vitesh”.

Sipas INSTAT ky është një rekord historik pasi papunësia ka arritur në 12.5%.

“Në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja,” shkruan Rama në Facebook.

Statusi i plotë:

INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja./lapsi.al

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com