Connect with us

LAJME

Republika Severna Makedonija, është emri i ri i vendit (VIDEO)

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e sotme për media njoftoi se emri i ri i shtetitdo të jetë Republika Severna Makedonija (Republika e Maqedonisë Veriore), raporton Portalb.mk.

“Flasim për të ardhmen e të shtetit tonë, atë të ardhme si asnjëherë më parë, mund ta shohin në horizont. Flas për shpresën dhe optimizmin që tregon se vjen më e mira për ne. Mundësia është këtu dhe duhet të shfrytëzohet. Jemi përcaktuar për të ardhmen. Kemi zgjidhje historike. Në duart dona është zgjidhja e hapjes së perspektivës dhe të zgjidhjes së kontestit. Zgjidhim kontest 25-vjeçar. Gjuha maqedonase, populli maqedonas janë mbrojtur. Nuk ka më konteste ndërkombëtare. Emri i ri është Republika Severna Makedonija”, tha Zaev.

Tani më me zgjidhjen e çështjes së emrit, pritet që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO.

LIVE kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tregon emrin e ri të Maqedonisë

Δημοσιεύτηκε από Portalb στις Τρίτη, 12 Ιουνίου 2018

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com