Connect with us

BOTA

“Rikthimi në vend i muslimanëve Rohingya, çështje për jetë a vdekje”

Published

on

Organizatat e muslimanëve Rohingya në mbarë botën, kanë kritikuar protokollin e nënshkruar midis qeverisë së Mianmarit dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për kthimin e muslimanëve të Arakanit, të cilët kanë mbetur të detyruar të kërkojnë strehim në Bangladeshin fqinjë për shkak të persekutimit që janë përballur në territoret e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët e nënshkruar nga 23 organizata Rohingya duke përfshirë edhe Këshilli Evropian Rohingya (ERC) dhe Organizata Kombëtare e Rohingyave Arakan (ARNO), thuhet se “Ne jemi thellësisht të shqetësuar se Memorandumi i Mirëkuptimit (MOU) nuk adreson shkaqet rrënjësore të krizës Rohingya, në veçanti shtetësinë dhe identitetin etnik Rohingya”.

Ndër të tjera në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se muslimanët e Arakanit nuk janë përfaqësuar në memorandumin e mirëkuptimit pavarësisht se Rohingyat kanë të drejtën të dinë se çfarë është marrëveshja e kthimit, theksohet se teksti i MOU nuk është bërë publik, gjë që e ka lënë në dyshim bashkësinë ndërkombëtare.

“Rikthimi në vend është një çështje jetë a vdekjeje për të gjithë njerëzit Rohingya”, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se organizatat e OKB-së të tilla si Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët nuk ka mbrojtur mjaftueshëm nga persekutimi i Mianmarit, Rohingyat e rikthyer.

Në deklaratë, u bëhet thirrje aktorëve rajonalë dhe forcave paqeruajtëse të OKB-së për mbrojtje, duke theksuar se Rohingyat nuk i besojnë qeverisë dhe ushtrisë së Mianmarit që kanë kryer krime si vrasje, përdhunime dhe kanë persekutuar njerëzit me uri, kanë djegur fshatra dhe kanë shkatërruar shtëpitë e tyre.

Gjithashtu në deklaratën e përbashkët thuhet se kriminelët që kanë kryer krime kundër Rohingyave duhet të sillen para drejtësisë dhe të dërgohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Persekutimi i muslimanëve Rohingya

Amnesty International thekson se që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 750 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ikën në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman.

Të dhënat e Mjekëve pa Kufij thonë se të paktën 9.000 Rohingya nga 25 gushti deri më 24 shtator 2017 u vranë në shtetin Arakan të Mianamrit.

Në një raport të publikuar dhjetorin e kaluar, grupi global humanitar tha se 71,7 për qind, apo 6.700 Rohingya humbën jetën si pasojë e dhunës, prej të cilëve 730 fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

Muslimanët Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si komuniteti pakicë më i rrezikuar në botë, është përballur me frikë në rritje nga sulme të mundshme, pasi dhjetëra u vranë në ngjarjet e dhunshme në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar një numër përdhunimesh, vrasje (përfshirë edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël), tortura brutale dhe zhdukje të kryera nga pjesëtarët e forcave të sigurisë. Në raport, hetuesit e OKB-së kanë theksuar se këto shkelje mund të konsiderohen si krim kundër njerëzimit.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com