Connect with us

SPORT

Ronaldo për Salahun: Vetëm nëse shërohet mund ta fitojë “Topin e Artë”

Published

on

Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah janë ndër favoritët kryesor për të fituar këtë vit “Topin e Artë”.

Portugezi mendon se egjiptiani mund ta rivalizoj për titullin prestigjioz vetëm në një rast.

Ai mund të jetë kandidat i fortë nëse shërohet prej lëndimit të pësuar në shpatull në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ronaldo dhe Salah (Getty Images)

Portugalia e Ronaldos dhe Egjipti i Salahut mund të takohen realisht në 1/16 e fundit të Kupës së Botës.

“Mohamed Salah ka qenë një ndër rivalët e mi këtë vit. Shpresoj se lëndimi i tij në finale në Kiev nuk do ta mbajë atë jashtë Kupës së Botës”.

“Shumë njerëz flasin për betejën mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka lojtarë të tjerë që kanë shanse për të hyrë në garën për Topin e Artë. Salah është një prej tyre”, ka pohuar reprezentuesi portugez.

Egjiptiani ende po lufton me kohën për t’u shëruar pasi së fundi ka dëmtuar sërish krahun kur një tifoz aksidentalisht i kapi krahun e lënduar. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com