Connect with us

LAJME

Seanca për rastin “Monstra” me dëshmi kontradiktore, humb ndjenjat dëshmitari

Published

on

11:25 – Në seancën gjyqësor të rastit “Monstra”, dëshmitari Ahmed Bekir ka humbur ndjenjat, si pasojë e ngarkesës emocionale të shkaktuar gjatë dhënies së dëshmisë, transmeton Portalb.mk.

Ahmed Bekiri para alivanosjes, ka dëshmuar me fakte kontradiktore, nëse krahasohen me dëshmitë e thëna më parë.

Gjatë natës kur ndodhi vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, Ahmed Bekiri sot tha se: “Një herë ka parë vetëm një njeri në Liqenin e Smilkovës, ndërkaq më pas tha se e ka parë një person me pushkë automatike, i cili i ka sharë dhe u ka thënë që të largohen nga aty, në të kundërtën do t’i vrasë”, transmeton Portalb.mk.

Bekiri gjithashtu ka thënë se atë natë ka dëgjuar “vetëm një të shtënë me armë”.

Pas humbjes së ndjenjave, në gjykatë ka arritur edhe Ndihma e Shpejtë. Ahmed Bekir tashmë është dërguar në spital.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com