Connect with us

LAJME

Spasovski: MPB do të siguroj kushte maksimale për punë pa pengesa për gazetarët

Published

on

Primare për çdo shoqëri demokratike është edhe mos-pengesa e mediumeve, për fat të keq këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të sulmeve dhe shtypjeve të mëdha ndaj gazetarëve.

Nuk ka asnjë arsyetim për sulme të këtilla, qëndrimi i Qeverisë është i qartë, zero tolerancë për secilin tentim për prishjen e lirisë së shprehjes, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në punëtorinë e mbajtur sot, për siguri të gazetarëve.

“Secili sulm ndaj gazetarëve do të jetë rreptësisht i sanksionuar. Nga qershori i vitit 2017 sot kemi 12 raste në të cilën është rrezikuar siguria e gazetarëve dhe të gjitha janë pastruar nga ana e MPB-së”, deklaroi Spasovski.

Spasovski gjithashtu theksoi se Ministra e Punëve të Brendshme do të siguroj kushte maksimale që gazetarët ta kryejnë punën e tyre pa pengesa.

Në këto punëtori, personat drejtues në Sektorin e Punëve të Brendshme me gazetarët analizojnë se si të tejkalohen problemet me komunikim mes policisë dhe gazetarëve me qëllim që të mos ketë probleme si ato nga e kaluara.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka nënshkruar memorandum me Shoqatën e Gazetarëve në Maqedoni me qëllim për sigurinë e gazetarëve.

Ministri Oliver Spasovski tha se në debatin shpreson që përfundime të cilat do të rezultojnë me efikasitetin e punës në polici, gazetarë, qytetarët e Republikën e Maqedonisë si dhe të gjitha institucionet si gjyqësia dhe prokuroria të cilët, janë shumë të nevojshme për t’u mbajtur komunikimi dhe përkrahja dhe e gjitha kjo të rezultojë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com