Connect with us

SPORT

Suedia e lë jashtë Botërorit, ja si hakmerret Ibrahimovic

Published

on

Ndërkohë që kombëtarja e Suedisë po kryen përgatitjet e fundit për botërorin “Rusi 2018” që nis më 14 qershor, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka gjetur një mënyrë mjaft të mirë për t’u “hakmarrë” për faktin se është lënë jashtë këtij eventi.

36-vjeçari, që luan në në Amerikë me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ka realizuar sot dy gola në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj rivalëve të Real Salt Lake, duke i nisur një mesazh të qartë trajnerit Janne Andersson.

Sulmuesi ka realizuar dy gola me kokë në harkun kohor të 6 minutave (61 dhe 67), duke shënuar në portën kundërshtare dy golat e parë të këtij takimi, ndërkohë që goli i tretë u realizua nga Kamara.

Që kur ka ardhur te skuadra kaliforniane, sulmuesi suedez ka realizuar 7 gola në 11 takime, ndërkohë që ekipi i tij ndodhet në vendin e tetë pas 15 javësh kampionat, dy pikë larg zonës play off. Amerika duket se është vërtet “toka e premtuar” për Ibrahimovic.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com