Connect with us

LAJME

Sulmi ndaj Selës, dy nga të akuzuarit pranojnë fajin

Published

on

Cejo Gjeorgjievski dhe Stojan Pavleski, të akuzuar në rastin e Ziadin Selës, të cilëve në gjykimin e kaluar prokurori Darko Jakimovski ua zbuti veprën nga “tentim vrasje” në vepër penale “dhunë”, u deklaruan se ndjehen fajtor për veprën e bërë.

Avokati Donço Nakov kërkoi procedurë të veçantë për klientin e tij Cejo Georievski dhe gjykatësja Sllavica Andreevska solli vendim për ndarjen e procedurës gjyqësore për këta dy të akuzuar, të cilët sot e pranuan fajin, njofton Shenja.

Kujtojmë se Pavlevski dhe Gjorgjievski pas vendimit për rikualifikim janë liruar nga burgu shtëpiak dhe derisa të përfundojë gjykimi, do të mbeten në liri me kusht që një herë në javë të paraqiten në gjykatë.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com