Connect with us

BOTA

Takimi mes Trump dhe Kim, nënshkruhet një dokument i pa specifikuar

Published

on

Pas takimit ball për ballë prej 45 minutash presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Koresë së veriut Kim Jong Un nënshkruan një document të pas specifikuar.

Trump e cilësoi atë si dokument “shumë të rëndësishëm” dhe gjithëpërfshirës, duke thënë se “të dyja palët do të impresionohen me rezultatin”.

Në dokument, Trump dhe Kim zotohen se “do të ndërtojnë një regjim të qëndrueshëm të paqes” në Gadishullin Korean dhe se do të riatdhesojnë mbetjet e të burgosurve të Luftës së Koreve, më 1950-53. Megjithatë, dokumenti nuk përmend asnjë lëvizje që do t’i jepte fund gjendjes teknike të luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Ky ishte Samiti i pari midis një presidenti amerikan dhe homologut të tij verikorean.

Tensionet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut u përshkallëzuan vitin e kaluar, pasi Phenjani testoi disa raketa balistike dhe kreu një provë bërthamore, duke çuar në kërcënime dhe fyerje midis Kim dhe Trump.

Derisa po përfundonin takimin në Sentosa, Trump tha se ai dhe Kim “kanë zhvilluar një lidhje shumë të veçantë”, ndërsa Kim u tha gazetarëve se ata “kanë vdenosur ta lënë prapa të kaluarën” dhe se “bota do të shohë një ndryshim të madh”.

Trump tha se çarmatosja e Koresë së Veriut nga armët bërthamore do të ndodhë “shumë, shumë shpejt”, duke shtuar se ai dhe Kim kanë formuar një “lidhje të veçantë” dhe se marrëdhëniet me Phenjanin do të jenë shumë më ndryshe. I pyetur nëse do të ftonte udhëheqësin e Koresë së Veriut në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Absolutisht, po”. “Mësova se ai është një njeri shumë i talentuar dhe gjithashtu mësova se ai e do shumë vendin e tij”, tha Trump duke iu referuar Kimit./al.mrt.com.mk

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com