Connect with us

KOSOVË

TIKA restauron dy xhamitë në Kosovë

Published

on

Ministra e Kulturës bashkë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Bashkësinë Islame, kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për restaurimin e dy xhamive – xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe xhamisë së Gazi Mehmed Pashës (xhamia Bajrakli) në Prizren, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, Myftiu Naim Tërnava, tha se ky është një hap i mbarë pasi që xhamia e Çarshisë ka mbetur për vite të tëra e burgosur për shkak të mosmarrëveshjeve mes Ministrisë së Kulturës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve.

“Shpresojmë që së shpejti të përfundojë restaurimi i kësaj xhamie më të vjetër në Prishtinë”, tha tutje Tërnava.

Poashtu, Tërnava kërkoi nga Ministria e Kultruës të bashkëpunojë dhe t’ua lehtësojë Bashkësisë Islame çështjen e restaurimit të xhamive pasi që sipas tij në shumë vende të Kosovës ka xhami shumë të vjetra që s’po restaurohen.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, tha se Ministra me këtë memorandum do t’i lehtësojë të gjitha procedurat administrative për restaurim. Ai i premtoi Tërnaves se do të angazhohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame për xhamitë e tjera.

Ndërkaq ambasadorja turke, Kivicilim Kilic, tha se Turqia vazhdon ta përkrahë Kosovën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Edhe ky memorandum bashkëpunimi është sukses i përbashkët”, tha më tej ajo.

Për financat foli drejtori i TIKA-së, Hasan Burak Ceran, i cili tha se sado që ka nevojë për restaurimin e xhamive, TIKA do ta financojë, njofton Klan Kosova.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com