Connect with us

LAJME

VMRO-DPMNE nëpërmjet kumtesës përsëri kërkoi zgjedhje, qeveri teknike dhe kryetar të KSHZ-së

Published

on

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë dalë masivisht dhe i kanë treguar Zoran Zaevit dhe LSDM-së se janë kundër shitjes së interesave shtetërore dhe nacionale”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Prej atje shtojnë se qytetarët kanë porositur se është koha që t’i vihet fund, siç thonë ata, premtimeve të rrejshme, keqpërdorimeve të institucioneve dhe shkatërrimit të shtetit.

“Qytetarët e Maqedonisë kanë dërguar porosi deri te pushteti se nuk guxon edhe më tej shteti të zhytet, ekonomia të stagnojë, ndërkaq institucionet të jenë të robëruara”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE i përsërit kërkesat e saj, gjegjësisht kërkon zgjedhje të parakohshme bashkë me zgjedhjet presidenciale, qeveri teknike 100 ditë përpara zgjedhjeve dhe kryetar të KSHZ-së me propozim të opozitës.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com