Connect with us

LAJME

VMRO-DPMNE: Zaev i shkeli vijat e kuqe

Published

on

Zoran Zaev dje i shkeli vijat e kuqe të cilat deri më tani i mbronin të gjithë politikanët të cilëve qytetarët ju dhanë besimin për të udhëhequr shtetin, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Zoran Zaev jo vetëm që ka pranuar se është pajtuar të ndryshojë emrin kushtetues, por gjithashtu ranë dakord mbi nacionalitetin, i cili deri më tani ishte definuar qartë, t’i shtohet “qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet në Greqi festojnë atë që e kishin paraparë, sepse për herë të parë në dy dekada negociata një politikan nga Maqedoni pa asnjë dyshim ka pranuar të gjitha kushtet e tyre dhe për t’ju ofruar marrëveshjen më të mirë deri më tani”, thuhet në njoftim.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Republika e Maqedonisë, e kaluara e saj, e tashmja dhe e ardhmja dje ishin viktimë, siç citohet, e shprehive të Zoran Zaevit “të përulet” vetëm, për të realizuar interesin personal.

“Zoran Zaev dhe karteli kriminel të cilin e udhëheq, prezantuan marrëveshje në të cilën shteti është i mposhtur. Negociatat të cilat i udhëhiqte LSDM-ja janë reflektim i amatorizmit ekstrem. Marrëveshja nuk është në përputhje me interesat e popullit të Maqedonisë” citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE, konsideron se Zoran Zaev i shkeli të gjitha vijat e kuqe, të cilat të gjithë politikanët, pa marr parasysh përkatësin e tyre politike i kanë pasur në 25 vitet e fundit.

“Qytetarët janë të mashtruar dhe të manipuluar. Zoran Zaev plotësisht në mënyrë jotransparente dhe pa e njoftuar opozitën dhe VMRO-DPMNE-në si partia më e madhe opozitare solli vendim dhe zgjidhje, e cila do t’i prekë jo vetëm gjeneratat e tashme por dhe të ardhme”, theksojnë në VMRO- DPMNE.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com