Connect with us

LAJME

Zaev deri tek Ivanov: Duhet të ndihmojmë dhe jo të pengojmë

Published

on

Qytetarët janë ata çka vendosin me referendum, ndërsa unë si kryeministër dhe zotëriu Gjorge Ivanov si kryetar duhet t’u ndihmojmë qytetarëve dhe jo t’i pengojmë, deklaroi Zoran Zaev pas hapjes së forumit të Biznesit “Projektet investuese dhe mundësitë e sektorit për transport, energjetikë dhe mjedis jetësor në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për komunikatën e Ivanov në lidhje me bisedimet për emrin dhe vërejtjet e dërguara tek ai për mënyrën se si e udhëheq procesin, Zaev tha se qëndron në principet dhe qëndrimet, si dhe çdoherë duke ndërtuar bashkëpunim dhe ikjes së mosmarrëveshjeve apo situatave të papërshtatshme.

Ai përsëriti se shpreson se mund të zgjidhet kontesti 25 vjeçar çka do të mundëson hapa të mëtejshëm drejt BE dhe drejt NATO-s.

Ai tha se do të bëjë gjithçka që të arrihet marrëveshja me Greqinë e cila do të jetë e dinjitetshme dhe do ta mbroj identitetit tonë dhe do të mbroj interesat e qytetarëve dhe Republikën e Maqedonisë, duke siguruar edhe perspektivat veriatlantike. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com