Connect with us

SPORT

Zyrtare: Fernando Hierro merr drejtimin e Spanjës

Published

on

Julen Lopetegui nuk është më trajner i Spanjës, pasi presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, e largoi nga puna në konferencë shtypi.

Tani është zyrtare dhe vendin e tij do ta zë Fernando Hierro, i cili ishte drejtori i kombëtares.

Trajneri i ri do të shfaqet para mediave në orën 17.30.

“Ne kemi qenë të detyruar të bëjë pa Lopetegui”, ka thënë presidenti. Julen Lopetegui u zgjedh trajner i Real Madridit dhe kjo ka bërë që ai të largohet menjëherë nga puna.

 

Kjo pasi drejtuesit e federatës nuk kanë qenë të informuar për asnjë hap të trajnerit edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2022.

Hierro është legjendë e futbollit spanjoll.

Ai ka luajtur te Real Madridi për 14 vite, ndërsa ka bërë karrierë edhe me klube si Valladolid dhe Bolton.

Ai me Spanjën ka 89 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com