Connect with us

SPORT

Zyrtare: Një ditë para fillimit të botërorit, Spanja shkarkon Lopeteguin

Published

on

Julen Lopetegui më nuk është trajner i kombëtares spanjolle.

Një ditë para se të startojë kampionati botëror në Rusi, Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin që nënshkroi ditën e djeshme me Real Madridin.

Kështu ka bërë të ditur Federata Spanjolle, e cila ndihet e zhgënjyer me veprimin e strategut duke arritur marrëveshje pa dijeninë e tyre me klubin madridlen.

“Ne nuk ndjehemi të tradhtuar, por problemi është se si kanë rrjedhur gjërat duke neglizhuar krejtësisht Federatën Spanjolle të Futbollit. Kjo është diçka që nuk mund të tolerohet”.

“Ne e falënderojmë Julenin për gjithçka që ka bërë, sepse ai është një nga njerëzit më meritor për pjesëmarrjen në botërorin e Rusisë, por ne jemi të detyruar ta shkarkojmë atë”.

“Duhet të japim një mesazh të qartë për të gjithë punonjësit e Federatës spanjolle se ka disa forma të veprimit që duhet të përmbushen dhe nuk duhet të shkelen”, ka pohuar zyrtari i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales.

Theksojmë se “Stuhia e Kuqe” gjendet në grupin  B së bashku me Portugalinë, me të cilën do të luajë të premten (15 qershor), Marokun dhe Iranin.

Ndryshe, spanjolli është dashur ta merr drejtimin e Realit pas botërorit që do të startojë gjatë ditës së nesërme në Rusi.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com