Connect with us

LAJME

Ali Ahmeti: Ëndrra jonë për NATO po realizohet

Published

on

“Kam kënaqësinë e veçantë që të uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO që paraqet arritje të madhe dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e sigurt të vendit tonë”, thuhet në letrën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Integrimi Euro-Atlantik ka qenë udhërrëfyes i aktivitetit tonë politik dhe shoqëror që nga fillet e veprimtarisë sonë gjer sot dhe përkushtimi jonë konzistent drejt realizimit të këtij synimi, pa e humbur përqëndrimin për asnjë çast, ka rezultuar me sukses të përbashkët. Integrimi i plotë i vendit tonë, por edhe i rajonit në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore”, thuhet në letër.

Ai thotë se arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim Euro-Atlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj, ai thotë se të gjithë ne bashkërisht duhet të punojmë për rrumbullakim të suksesshëm të këtij procesi.

“Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtar. Kjo ëndërr e qytetarëve tanë që ka filluar të realizohet sot kërkon nga ne që të bashkohemi rreth Maqedonisë euroatlantike”, thotë Ahmeti.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com