Connect with us

BOTA

Brnabiq: Prishtina po pengon çdo dialog serioz

Published

on

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka folur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ajo tha se Serbia është konstruktive, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.

Ajo në një intervistë për televizionin publik serb, ka folur edhe për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është praktikë e mirë.

“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz”, ka thënë Brnabiq, përcjell Telegrafi.

“Gjatë takimit me Haradinajn, i thash atij se kjo praktikë e arrestimit të serbeve nuk është e mirë. Ai u përpoq të shpjegoj se nuk është ashtu”, tha ajo, duke shtuar se “është e pakuptimtë çfarë bën dhe si funksionon ai”. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com