Connect with us

SPORT

CR7 bisedon me Allegrin, Mendes sot në Madrid për të mbyllur transferimin

Published

on

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur: ai dëshiron vetëm Juventusin. Megjithatë, një tjetër konfirmim për këtë qëllim vjen nga portugezi, i cili mësohet se ka refuzuar një superofertë nga Kina. Në fakt, ylli i Real Madridit e ka kthyer mbrapsht në fundjavë marrëveshjen dyvjeçare, me pagë rreth 100 milionë euro neto në sezon, duke dëshmuar se do të qëndrojë në majat e futbollit europian, të luajë e synojë sërish fitimin e Ligës së Kampionëve.

Ronaldo, në të vërtetë e di se pikërisht Champions-i, të cilin e ka fituar tashmë pesë herë, në eksperiencat me Manchester United dhe Real Madrid, është makthi i tifozëve bardhezinj. Një obsesion që ka pasur peshën e vet në zgjedhjen e CR7.

Sot, gjithashtu, fillon java vendimtare për transferimin e portugezit në Torino, sepse agjenti Jorge Mendes ka zbarkuar sërish në Madrid, ku do të takohet me drejtuesit e Realit, për të marrë prej tyre “dritën jeshile” përfundimtare për shitjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Ndërkohë, Juventusi po pret, shumë optimist për suksesin e marrëveshjes.

E gjitha kjo, pavarësisht se dje, “Cadena Cope” ka siguruar që në fakt Real Madrid nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare nga Juventusi për Cristiano Ronaldon. Ndërkohë, sipas “Cadena Cope”, Ronaldo ka pasur tashmë një bisedë telefonike me trajnerin Massimiliano Allegri. Më tej, kjo media spanjolle sinjalizon se si negocimi për transferimin e tij në Torino është me të vërtetë në fund. Orët, ditët apo edhe një javë ndryshojnë pak. CR7 tani ka zgjedhur Juventusin./Telesport.al/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com