Connect with us

LAJME

Ja sa u dënuan sulmuesit e deputetit Ziadin Sela

Published

on

Shtatë të akuzuarit për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës morën verdiktin. U shpallen fajtorë. Aleksandar Janevski – Toshta u dënua me 13 vjet burg. Nikollçe Dimitrievski me 10 vite e 6 muaj vite burg. Nikolla Vojminovski 13 vite e 6 muaj burg. Oliver Oshavkovski u dënua me 13 vite burg. Kire Gjorgjievski 13 vite burg. Andrej Micov 10 vite e 6 muaj burg. Kosta Dellov 10 vite e 6 muaj, raporton TV Shenja.

Gjykatësja Sllavica Andreevska, raporton SHENJA, arsyetoi vendimin e saj me provat materiale dhe verbale që tha se kanë dëshmuar përfshirjen e të dënuarve në tentim vrasjen e Zijadin Selës. Andreevska tha se ata e kanë kryer veprën me paramendim dhe veprimet e tyre kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Gjykatësja kujtoi se Toshta e ka dorëzuar Selën tek i akuzuari Nikolla Vojminovski i cili më pas e ka hedhur Selën në turmën e cila e ka rrahur deri në pa vetëdije. Kujtoi edhe faktin se Kire Gjorgjievski e ka goditur Selën edhe pasi ishte alivanosur dhe ka kërcënuar se do tu ndodhin këto gjëra edhe të tjerëve. Edhe për Oliver Oshavkovski kujtoi se e ka goditur Selën me shqelm në kokë, derisa ishte pa vetëdije. Sllavica Andreevska e theksoi gjendjen e Zijadin.

Selës pas rrahjes që ka patur mundësi tia merr jetën. Më parë, i akuzuari Sasho Senkov u lirua nga akuzat, ndërsa Stojan Pavlevski dhe Cejo Gjorgjievski, u dënuan me nga 3 dhe 1 vit burg efektiv. /SHENJA/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com