Connect with us

SPORT

E kërkon United, por trajneri i Kroacisë shtang anglezët: I shkon Bayernit

Published

on

Interesi për sulmuesin e Frankfurt Ante Rebic rritet dita ditës. Sipas informacioneve të Bild, tani interesohet Manchester United, FC Arsenal dhe SSC Napoli për kroatin.

Tottenham ka shfaqur gjithashtu interes dhe madje ka kontaktuar agjentin e tij.

Gjithsesi, asistenti i trajnerit te Kroacia Ivica Olic, thotë: “Ante është një lojtar që do të ishte fiks për Bayern.”

Trajneri aktual i Bayern, Niko Kovac, e njeh mirë lojtarin pasi ishte ai që e mori te Frankfurt më 2013.

Rebic është zhvilluar së tepërmi nën drejtimin e Kovac. Gjithsesi, ai thuhet të kushtojë rreth 50 mln euro. Aq para nuk i ka dhënë asnjëherë Bayern për një lojtar, kontrata e të cilit përfundon më 2021.

Ditën e mërkurë ai do të zbresë në fushë për të luajtur ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit./Telesport/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com