Connect with us

LAJME

Është gjetur një polic i vdekur i qëlluar në kokë

Published

on

Një prokuror kompetent nga Prokuroria themelore publike në Prilep me ekipin e krim-teknikës në Prilep, ka bërë mbikëqyrje në vendin në afërsi të rrugës lokale fshati Belovodica- fshati Dren, ku mbrëmë pasdite ishte gjetur i vdekur një pjestar i policisë në moshë 45 vjeçare i punësuar në Stacionin policor në Prilep, përcjell Portalb.mk. 

Siç informojnë nga Prokuroria themelore publike, personi është gjetur në pozitë të shtrirë në automjetin e tij, i qëlluar në kokë dhe me pistoletën zyrtare në dorë.

Prokurori ka dhënë urdhër të merret mjeti dhe shenjat të cilat mund të shfrytëzohen si dëshmi, si dhe ka dhënë urdhër për obduksion mbi trupin e të ndjerit dhe të vërtetohet arsyeja e vdekjes.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com