Connect with us

SPORT

Ibrahimovic: Nuk kam qenë më Zlatan pas atij momenti

Published

on

“Nuk e dua rrogën, mbajeni”. Një nga frazat më pak të dëgjuara në botën e futbollit. Dhe ai që ka thënë nuk mund të mos jetë një njeri special. Jo, nuk është Mourinho, i cili ka pak lidhje me këtë histori, duke parë se atij i janë thënë këto fjalë. Bashkëbiseduesi është Zlatan Ibrahimovic, i cili po rikuperonte akoma nga dëmtimi i pësuar te United në sezonin 2016/17. Po pse nuk donte të paguhej?

“Para atij dëmtimi, United kishte një Zlatan dhe unë nuk isha akoma gati për të qenë ai Zlatan”, ka thënë Ibrahimovic për “BBC”. Koncepti i suedezit ka qenë i drejtë, edhe pse klubi anglez ka vazhduar ta pagojë. Ai dëmtim i ka rënduar shumë suedezit, i cili donte të qëndronte në hije, larg kamerave. “Trajneri donte të më grumbullonte në disa ndeshje, por unë i kam thënë se nuk isha akoma gati”.

“Për respekt të skuadrës, të shokëve të ekipit dhe trajnerit kam thënë shpesh ‘le të luajë dikush tjetër, që sigurisht është më mirë se unë’. Jam ngritur në këmbë dhe e kam thënë, edhe pse jam Zlatan”, ka zbuluar ish-sulmuesi i United. 1

Falë kësaj interviste kemi zbuluar një Ibrahimovic të ri. Larg nga Zlatan që kemi mësuar të njohim gjatë viteve, më pak arrogant dhe më altruist. Dhe, mbi të gjitha, i sinqertë dhe realist.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com