Connect with us

LAJME

Maqedonia do të anëtarësohet në NATO pas finalizimit të procedurave të brendshme

Published

on

Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme.

“Në vitin 2008 vendosëm se NATO do t’i ndajë ftesë IRJM-së për inkuadrim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për emrin në suaza të KB-së. E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Në pajtim me politikën tonë vendosëm ta ftojmë Qeverinë e Shkupit t’i fillojë negociatat me Aleancën. Implementimi i tërësishëm i të gjitha procedurave të parapara të brendshme lidhur me marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin është kusht për përfundimin e procesit inkuadrues”, citohet në projekt konkluzionet.

Në konkluzionet e Samitit përshëndetet edhe Marrëveshja me Bullgarinë.

“I përshëndesim përpjekjet e Qeverisë në vitin e fundit dhe progresin e konsiderueshëm që është arritur për prioritetet e caktuara urgjente reformuese dhe inkurajojmë reforma shtesë që të përforcohet kontributi ndaj Aleancës”, citohet në konkluzione.

NATO i përshëndet edhe përpjekjet për ndërtim të shoqërisë multietnike dhe bën thirrje në përpjekje shtesë në këtë fushë, gjithashtu e përshëndeti edhe kontributin e Maqedonisë në misionet e saj dhe sigurinë ndërkombëtare.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com