Connect with us

LAJME

Maqedonia do të vazhdojë konkurrencën rajonale me ide të gjelbra për dizajn të mbeturinave tekstile

Published

on

Maqedonia do të vazhdojë konkurrencën rajonale me ide të gjelbra për dizajn të mbeturinave tekstile, produkte kreative ekologjike për fëmijët nga letra dhe gajun të ricikluara – produkt i kërpudhave dhe maxhunit.

Më 5 korrik -Shkup, organizuar nga shoqata “ARNO”, u mbajt finalja e konkursit në Maqedoni për idetë e biznesit të gjelbër.

Për përfaqësues nga Maqedonia, në garën rajonale, Juria zgjodhi idetë e “EKO-Fëmija” (Jasmina Glavinchevska-Vizart), “Dizajn për të gjithë nga material i përdorur”(Marija Mitevska-Pink Support),” Gaxhun- ilaç për Mbretërit dhe Mbreti i ilaçeve ” (Kristina Todorova-Ekovita), të cilët do të konkurrojnë për të fituar mbështetjen financiare prej 10 000 dollarëve amerikanë.

Gjithsej 11 ide të gjelbërta konkurruan për renditje në finalen e Maqedonisë. Finalistët prezantuan ide të bizneseve që kanë logjikë ekonomike, ndikim pozitiv në natyrën dhe shoqërinë si dhe një element inovativ.

Përveç ideve fituese, finalistët e tjerë garuan me ide për ridizajnimin e biçikletave, aplikacionin celular të një harte të mbeturinave, sapun natyral nga qumështi I dhisë, inovacionin në sistemin e ujitjes – Dropsaver, të shtuquajturën sallatë e re organike, dyqan për prodhime me shumicë, kooperativa e bletarëve për mjaltë dhe dyll organic si dhe shërbimi për ngjyrosjen e rrobave me ngjyra natyrale.

“Falenderojmë 8 anëtarët e jurisë sonë, që na ndihmuan të zgjedhim fituesit. Në vendin tonë ka njerëz që kanë njohuri për shumë fusha, vijnë nga shoqëri ekologjike, banka, shoqata që punojnë pa u lodhur. Duke punuar së bashku ne mund të arrimë shumë, kjo është provë se hapi i parë drejt një ekonomie të gjelbër është njohja e ideve, dhe më tej, sigurisht, mbështetja. Shpresojmë që lajmet e ardhshme nga ARNO do të jenë një fitore e re rajonale, “tha Irina Janevska, Koordinatore e Projektit.

Tre fituesit në nivelin kombëtar do të marrin një kupon për shërbime konsultuse , të ofruar nga “MKA2000”.

“Ne jemi të vendosur në fshatin Opila, 2 km nga komuna Rankovc, 20 km larg nga Kriva Palanka dhe ne jemi të vetmit në rajon, ndoshta dhe më gjerë, që kemi kreacionet tona nga pjesët e materialeve që nëse nuk I përdorim, do të hidheshin si mbeturina në sasi të mëdha. Ka Kërkesë edhe për dizajne për personat me aftësi të kufizuara, por në Maqedoni kjo ende është një temë tabu dhe shumica e tyre menaxhojnë t’ja dalin si dinë vetë. Paramendoni nëse për një person të verbër do të dizajnohet një bluzë me një etiketë që mund t’i tregojë përmes Letrës Braille se cila është madhësia, ngjyra, modeli ose dizajni i printimit “, tha Maria Mitevska nga Pink Support

“Jam krenare që jam një ndër fituesve kombëtar për idet e gjelbërta. Këtu po sjellim një shtysë të re në zonën e Vardarit dhe inkurajojmë zhvillimin e iniciativave të tjera për produktet finale të qytetit tonë”, tha Kristina Todorova, e cila vjen nga Eskovita-Negotinë.

“EKO-FËMIJA” është një linjë e produkteve të fëmijëve (libra, libra për ngjyrosje, blloqe vizatimi, ftesa për ditëlindje, etj), që mund të mbillen në tokë dhe nga to të dalin bimë të ndryshme.

Letrat e ri-përdorshme të dizajnuara posaçërisht, do të mblidhen nga fëmijët në kopshte dhe shkolla, njerëzit me nevoja të veçanta dhe kategori të tjera të cenueshme të qytetarëve, ato do të riciklohen dhe prej saj do të krijojë një dizajn i ri. Produktet mund të blihen në internet, në librari dhe dyqane lojrash”, Tha Jasmina Glavinçevska nga “Magjistari”.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com