Connect with us

SHËNDETËSI

Maska me avokado për flokë të shëndetshme

Published

on

Në mënyrë që të kujdeseni për flokët tuaja, ju bleni pafund maska, shamponë dhe losione për flokë.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, ju vendosni të kryeni edhe tretmane të ndryshme, jo rrallë herë, edhe të shtrenjta në sallone bukurie.

Por, ndonëse nuk thuhet publikisht, të gjitha këto trajtime kanë edhe efekte negative dhe dëmtojnë flokët tuaj për shkak të kemikateve që përmbajnë.

Madje, me kalimin e kohës, ju do të vëreni se flokët tuaj kanë filluar t’iu bien dhe janë dëmtuar në masë të madhe.

Por ne kemi një lajm të mirë për ju. Ekzistojnë disa maska natyrale që janë trajtime shumë të mira për flokët tuaj.

Madje, përpos që i bëjnë mirë flokëvë tuaj, këto maska krejt natyrale nuk kanë asnjë efekt negativ, janë të lira dhe mund t’i bëni në shtëpi lehtësisht.

Një nga këto maska që cilësohet edhe si ndër më efektivet është maska me avokado.

Vajrat dhe yndyrnat e shëndetshme të pranishme në avokado nuk janë vetëm të mira për trupin tuaj por edhe për flokët e dëmtuara.

Vajrat që janë në përbërje të avokados janë të lehta dhe absorbohen shumë mirë dhe shpejt nga flokët tuaja duke i ushqyer ato njëkohësisht.

Avokadot gjithashtu kanë kombinimin më të mirë të ushqyesve për zbutjen dhe shkëlqimin e flokëve.

Duke e përdorur avokadon në kombinime të ndryshme të maskave të flokëve ju do të bënië një “mrekulli” për flokët tuaja, veçanërisht nëse ato janë të thata dhe të dëmtuara.

Prandaj më poshtë po ju sjellim dy maska për flokë që përbërës kryesor kanë avokadon.

Maska e parë: Avokado, mjaltë dhe vaj ulliri

Produktet që ju duhen:

1 avokado e pjekur

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojeni bërthamën.

Pjesën e brendshme të avokados largojeni me një lugë dhe vendoseni në një enë.

Shtypeni me piru derisa të krijohet një pastë homogjene. (Mund ta përdorni edhe blenderin nëse e keni problem ta shtypni avokadon me piru).

Shtoni vajin e ullirit. (Vaji i ullirit është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve. Përpos që hidraton flokët edhe i mbron ato nga dëmtimi).

Më pas, shtoni edhe mjaltin dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë. (Vitaminat që gjenden në mjaltë ndihmojnë që flokët tuaja të jenë më të forta dhe i ushqejnë ato).

Maskën vendoseni në flokë me një brushë që përdoret për të ngjyrosur flokët. Nëse keni problem me zbokthin, mund të shtoni edhe disa pika vaj esencial të livandës në këtë maskë.

Ndërsa nëse keni flokë të yndyrshme mos e vendosni maskën në skalpin e kokës.

Pasi ta aplikoni maskën në flokë, mbulojeni kokën me qese ose një kapele dushi dhe lëreni të qëndrojë për 40 minuta. Nëse nuk e mbuloni kokën, maskën duhet ta lini të qëndrojë vetëm 20 minuta.

Maskën largojeni duke i larë flokët me ujë të ftohtë. Më pas, mund t’i lani flokët me shampon ose kondicioner, si zakonisht.

Nëse keni flokë të thata dhe të dëmtuara, këtë maskë për flokë apilkojeni një herë në dy javë. Por nëse nuk keni një problem të tillë, maskën aplikojeni një herë në muaj ose edhe më rrallë.

Maska me avokado dhe të verdhën e vezës

Produktet që ju duhen:

1 avokado e pjekur mirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 e verdhë e vezës

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Priteni avokadon në gjysmë dhe largojeni bërthamën.

Me lugë merreni pjesën e brendshme të avokados dhe vendoseni në blender.

Më pas, shtoni edhe të verdhën e vezës në blender. ( E verdha e vezës që është e pasur me yndyrna dhe proteina hidraton dhe ushqen flokët duke stimuluar po ashtu rritjen e tyre).

Shtoni në fund edhe vajin e ullirit.

Kur masa të jetë homogjene, vendoseni këtë maskë në flokë duke përdorur një brushë që përdoret për ngjyrosjen e flokëve.

Mbulojeni kokën me një kapele dushi ose qese dhe lëreni të qëndrojë këtë maskë kështu për 40 minuta. Nëse nuk e mbuloni kokën, maska duhet të qëndrojë vetëm 20 minuta.

Flokët shpëlani më pas me ujë të vakët. Po ashtu, më pas ato mund t’i lani me shampon dhe kondicioner, si zakonisht.

Këtë maskë preferohet që ta aplikoni një herë në muaj ose edhe më rrallë. Por nëse shihni që kjo maskë ka efekt në flokët tuaja, mund ta aplikoni edhe çdo dy javë.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com