Connect with us

LAJME

MPB: Mos i jepni konotacion etnik vrasjes së 21-vjeçarit (Video)

Published

on

Një djalosh 21-vjeçar që para dhjetë ditësh ishte sulmuar në lagjen Autokomandë nga tre persona, sot ka ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin dhe rikujtoi se tashmë dy persona të akuzuar për rrahjen e tij janë në paraburgim, me akuza për dhunë, ndërsa njëri është ende në arrati, raporton Tv SHENJA.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se nuk është puna e tyre si polici të merret me mundësitë për rikualifikimin e veprës, pasi këtë vlerësim duhet ta bëjë prokuroria. Pas disa mobilizimieve në rrjetet sociale nga grupi i tifozëve “Komitët” për të marrë hakun e djalit që poashtu kishte qenë pjesë e “Komitëve”, Angellovski bëri apel për qetësi.

“Mos e shikoni prapavijën politike. Në të kaluarën kjo tentohej të futet në bisedë. Njerëz, dhunuesi është dhunues, U bëj apel të gjithë juve që shkruani që dhunuesin ta përjetojnë si dhunues. Nuk ka rëndësi a është shqiptar ose maqedonas. Ai që është dhunues do të japë llogari pasi drejtësia funksionin. Të dyshuarit janë në paraburgim. Nuk kanë ku të ikin”, deklaroi Angellovski./SHENJA/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com