Connect with us

LAJME

Pasi e ka pranuar fajin dhe është dënuar, Talevska i bie pishman: S’jam fajtore

Published

on

Edhe pse para pesë muajve e ka pranuar fajin, gazetarja Ivona Talevska, dje në seancë publike në Gjykatën e Apelit në Shkup ka mohuar të ketë faj për fshehjen milionëshe të tatimeve për të cilën u dënua në lëndën e ashtuquajtur “Tifani”, njofton Portalb.mk.

“Unë edhe sot e kësaj dite nuk ndjej faj, por për shkak të propagandës mediatike që zgjati më shumë se një vit, vlerësova se pranimi i fajit është zgjidhje më e mirë. Edhe përpara vendimit, unë vetëm se isha e dënuar për shkak të trysnive publike dhe mediatike, por edhe në rrjetet sociale. Nuk jam e kënaqur me dënimin me kusht”, thotë Talevska.

Pala mbrojtëse e Talevskës u përpoq që të dëshmojë se në rastin me fshehje tatimi ka pasur edhe vjetërsim të veprës penale, por edhe se ajo ka pasur vulgarizim të privatësisë dhe intimitetit të Talevskës, me aluzion të qartë të veshjes së saj të brendshme prej 500 eurove.

Talevska, për fshehje tatimi në disa baza dhe për personat fizik, por edhe si pronare e ndërmarrjeve “Smart Centar” dhe “Smart Grup”, më 19 shkurt të këtij viti, u dënua me dy vjet burg me kusht, nëse në 4 vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. Sipas vendimit, ajo është e obliguar që ta kthejë tërë shumë e fshehjes së tatimit, prej 3.5 milionë denarë, ose 57.000 euro.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com