Connect with us

KOSOVË

Po bënin presion ndaj pjestarëve të FSK-së, Policia e Kosovës arreston tre serbë

Published

on

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot kanë bastisë ambientet e Qendrës kulturore dhe arsimore ‘Bozhidar Mitrovic Sandor’ në Shillovë të Gjilanit.

Disa dëshmitarë i kanë thënë Televizionit Publik serb se njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisë këtë mëngjes shtëpitë e shefave të distrikteve dhe drejtorin e Shërbimit të Punësimit.

RTV Puls në Shillovë raporton se njësia speciale ka kërkuar shtëpitë e ish-anëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës të përkatësisë etnike serbe të cilët e kanë lënë shërbimin.

Sipas mediave serbe gazetarëve iu ka ndaluar të regjistrojnë ngjarjet duke shtuar se operacioni ka zgjatur rreth gjashtë orë.

Aksionin e Policisë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha i cili ka thënë se për detaje tjera do të njoftohemi përmes një komunikate duke shtuar se ka spekulime nga mediat serbe rreth aksionit.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com