Connect with us

LAJME

Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të kryetarit lokal të PD-së në Gramsh (Video)

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Gramshit, Elmaz Haruni, ditën e djeshme ra në prangat e policisë së këtij qyteti.

Selia qendrore e PD-së përmes deputetit Luçiano Boçi nuk ngurroi ta quajë këtë një arrestim politik duke thënë se Haruni u ndalua vetëm se udhëtonte si pasagjer në një automjet ku nuk ishte i pajisur me rripin e sigurimit.

Por një video e publikuar nga Report Tv, shfaq një tjetër situatë. Kreu demokrat i Gramshit ndodhet në gjendje të dehur, ashtu sikundër edhe shoferi i automjetit, i cili është sekretari organizativ i PD-së në Gramsh.

Për këtë arsye ata janë ndaluar nga efektivët rrugorë, por reagimi i Elmaz Harunit ka qenë mjaft i ashpër ndaj policëve dhe ka përfunduar deri në kërcënime dhe ofendime.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com