Connect with us

LAJME

Shmanget tragjedia në Gjirin e Lalëzit, shpëtohen nga mbytja 3 pushues

Published

on

Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit, paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit, efektivët kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë. Ata janë shtetasit me iniciale H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G.Xh. ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.8 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com