Connect with us

BOTA

Siri, mbi 2.900 bomba fuçi të përdorura nga regjimi brenda 6 muajve

Published

on

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se regjimi i Bashar al-Asadit ka përdorur 2.908 herë bomba fuçi në sulme ndaj vendbanimeve civile në rajone të ndryshme të vendit në gjashtë muajt e parë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR publikoi një raport mbi sulmet me bomba fuçi nga regjimi sirian ndaj vendbanimeve civile nën kontrollin e opozitarëve në periudhën nga janari deri në qershor.

Raporti tregoi se 169 civilë, përfshirë 44 fëmijë dhe 52 gra, kanë humbur jetën nga 2.908 sulmet në gjashtë muajt e parë të vitit.

Sipas raportit, gjithsej 32 qendra vitale civile, përfshirë nëntë xhami dhe 18 qendra shëndetësore, janë vënë në shënjestër në sulmet e regjimit me bomba fuçi gjatë periudhës në fjalë.

Forcat e regjimit kanë përdorur 427 herë bomba fuçi në janar, 407 në shkurt, 793 mars, 761 në prill, 93 në maj dhe 427 herë në qershor.

Në raport bëhet thirrje për ndalimin e sulmeve me bomba fuçi dhe ndërprerjen e mbështetjes me armë dhe mjete financiare për regjimin.

– Kostoja 50 dollarë, efekti i madh

Regjimi preferon bombat fuçi për shkak të kostos së ulët por efektit të madh shkatërrues.

Me këtë lloj bombash regjimi në masë të madhe ka shënjestruar hapësirat civile, duke synuar numër sa më të madh të vdekjeve. Varësisht nga sasia e shpërthyesit me të cilin mbushen, bombat shkaktojnë shkatërrim në hapësirë 50-200 metra.

Mënyra e rënies së këtyre bombave përkufizohet sipas terminologjisë ushtarake si “parimi i rënies së lirë”, ndërsa me dëmet e shkaktuara në vendbanimet civile ato detyrojnë popullatën në migrim.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com