Connect with us

OP / ED

Suksesi – të gjithë vrapojnë pas tij

Published

on

Shkruan: Belkis Latifi

Suksesi – të gjithë vrapojnë pas tij edhepse ai vazhdimisht është relativ. Nxënësi në shkollë fillore dëshiron të arrijë sukses, e që suksesi më i lartë për të është përfundimi i tetë viteve me nota të shkëlqyeshme dhe sjellje shembullore, por për tjetrin i cili katër vitet e para e shoqëruan nota të dobëta, me përmirësimi në katër vitet e ardhshme për të është sukses edhepse nuk është në nivel e kërkuar. Pra, shembull i thjeshtë me dy nxënës në shkollë fillore se si çështja e suksesit është relative për të parin dhe për të dytin, defakto njëri e ka përmbushur kriterirumin për t’ia vënë kurorën e suksesit, porse edhe i dyti pretendon.

Për dikë sukses në këtë botë llogaritet përfundimi i shkollës fillore, të mesme, studimeve deridiplomike, posdiplomike dhe të doktoraturës me sukses të shkëlqyeshëm dhe kjo s’do mend se është sukses. Për dikë sukses është arritja e trofeve dhe triumfeve të ndryshme në sportin në të cilin garon, dhe kjo pa mëdyshje është sukses.

Për dikë sukses është ndërtimi i shtëpisë së re, për dikë blerja e një makine të re dhe të mirë, e për dikë një punë me të ardhura materiale të majme, e për dikë mësimi i ndonjë gjuhe të huaj, për dikë martesa dhe begatia me pasardhës, për dikë të qenurit në ndihmë të tjerëve, për dikë arritja e ndonjë posti të ndryshëm, për dikë të qenurit politikan, gjykatës, avokat, prokuror, ministër dhe kështu me rradhë, gjithsecili varësisht prej këndit të tij dhe qasjes të cilat i ka mekanizma dhe kritere bazë për të definuar nocionin sukses.

Interesant është fakti që gjithësecilin po t’a pyesnim se a dëshiron të jesh i suksesshëm në jetë apo jo, me pa hamendjen më të vogël përgjigja do të ishte që po. Andaj edhe përskaj sukseseve të lartëpërmendura që s’do mend se shumica prej tyre jane suksese me plotëkuptimin e fjaës, nëpërmjet këtij shkrimi modest deshëm të themi se: “Cili është suksesi më i madh?”

Pa diskutim që kësaj pyetjeje të madhe do të duhet të i japim dhe një përgjigje të madhe. Me qenë se Krijuesi i Cili na krijoi, Zoti Fuqiplotë nuk n’a la të hamendur porse n’a tregoi se veç këtyre cili është suksesi më i madh që mund t’a arrijë ndonjë njeri…!!! Na tregoi se vallë cili është kulminacioni i sukseseve. Na tregoi se cili është suksesi më i madh që duhet dhënë prioritet dhe atë:

Thotë Zoti i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh: “ (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë {në çastin e vdekjes} dhe në jetën tjetër {për shpëtim dhe xhennet}. Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është SUKSES i madh.” {Junus – 63, 64}

“Ai {Allahu} iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një SUKSES të madh.” {Ahzab – 71}

“Allahu u ka përgaditur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është SUKSES i madh.” {Tevbe – 89}

“Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilat burojnë lumenj, e ai është SUKSESI më i madh.” {Buruxh – 11}

“Ai {Allahu} ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në palate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.” {Saf – 12}

“Ndërsa Allahu do t’i shpëtojë me atë SUKSESIN e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.” {Zumer – 61}

“Vërtet, ky është ai SUKSESI i madh.” {Safat – 60}

Po t’a pyesim çdokënd në botë se a dëshiron të jesh i dështuar, përgjigja e tij pa u hamendur fare do të ishte që jo dhe natyrisht që pas definimit të suksesit ngelim borxh për të sjellur definicionin e dështimit nga i cili të gjithë njerëzit druhen dhe ikin larg tij që të mos i kapë. Vallë cili është dështimi më i madh ?  Gjithashtu edhe kjo në dukje të parë dhe në analizë sipërfaqësore është relative.

Për dikë mos kryerja e studimeve apo kryerja e tyre me sukses të dobët është dështim. Për dikë dështim janë humbjet e ndryshme në sportin në të cilin garon. Për dikë dështim është kur të humb skuadra e tij e zemrës në futboll, e për dikë dështim është mosarritja e ndërtimit të një shtëpie të re, për dikë dështim është humbja në skenën politike, për dikë dështim është mosmarrja e patent shoferit, për dikë dështim është mosdhënia e provimeve, për dikë humbja në bastore dhe kështu me rradhë varësisht prej mekanizmave me të cilat e definon nocion dështim.

Edhepse shumica e tyre në realitet janë dështime, por vallë cili është dështimi më i madh i cili mund t’a kaplon ndokënd ? Edhe për përgjigjen e kësaj pyetje i referohemi fjalës së Zotit Fuqiplotë, Kuranit Famëmadh ku thotë Zoti:

“Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai DËSHTIM i madh.” {Ibrahim – 18}

“Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje {luhatshëm}, nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë {të mëparshme}, ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai DËSHTIM i qartë.” {Haxh – 11}

“Lutja e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, {gjendja e tyre është} vetëm si e atij që shtrin duart {prej së largu} kah uji, që ai {uji} t’i arrijë deri në gojën e tij, por {uji} nuk do t’i arrijë {sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij}. E lutja e jobesimtarëve {drejtuar pos Zotit} nuk është tjetër vetëm se DËSHTIM {kotësi}. {Rad – 14}

“ Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!” Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai DËSHTIM  i njëmendtë.” {Zumer – 15}

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com