Connect with us

KOSOVË

Thaçi: Largimi i serbëve nga FSK-ja, i organizuar; po bisedojmë të kthehen

Published

on

Largimet e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, presideneti Thaçi i quan të organizuara, ndërsa bën të ditur se po zhvillohen biseda të brendshme me disa prej tyre që të kthehen në FSK.

“Shihet që është një synim i organizuar. Tash për tash nuk mund të them që ka motiv të qartë politik, por autoritetet dhe zyrtarët, eprorët e lartë të FSK-së janë duke i dëgjuar opinionet e secilit veç e veç me mirëkuptimin më të madh që ata të vazhdojnë punën, të luajnë rolin e vet që u takon për vendin e vet. Tek e fundit Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Por, një gjë mund ta them, askush as në Kosovë e as jashtë Kosovës nuk mund ta frenojë të drejtën e Kosovës si vend i pavarur e sovran që ta ketë ushtrinë e vet. Kjo punë tanimë është e kryer”, ka deklaruar Thaçi, për Radio “Evropa e Lirë”.

Në anën tjetër, presidentiVuçiç ka deklaruar të dielën se qëndrimi i tij është se serbët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Nëse shihet si presion po që se themi që nuk do të dëshironim që serbi të shtinte në serbin, ngase për çka tjetër kjo ushtri do të shërbente”, ka thënë Vuçiq.

Bëhet e ditur se pjesëtarët serbë të FSK-së që kanë paraqitur kërkesën për largim nga FSK vijnë nga rajoni i Gjilanit, për shkak të, siç thuhet kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.

Kohëve të fundit ata janë përballur me situata të pakëndshme, sulme me koktej molotovi ndaj pasurisë së tyre, ndalimeve gjatë kalimit kufitar në Serbi si dhe me kërcënimet e disa zyrtarëve në Beograd për dënimin e tyre deri në 10 vjet burgim, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në “formacionet e huaja të armatosura” (FSK). /tesheshi.com/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com