Connect with us

SPORT

Torres befason të gjithë me skuadrën e re

Published

on

Sulmuesi i njohur europian, Fernando Torres është bërë me klub të ri.

Ish-lojtari i Ateltico Madrid përmes një konferencë për shtyp ka zbuluar skuadrën e tij të re.

Ai do të luajë në Japoni, te skuadra e Sagan Tosu.

“Skuadra ime e re do të jetë Sagan Tosu në Japoni. Sagan ishte klubi i parë që tregoi interesim për mua dhe e vlerësoj insistimin e tyre. Po ashtu më kanë bindur me projektin e tyre sportiv, personal dhe kulturor”, ka thënë El Nino, shkruan Indeksonline.

Sagan është klub nga Japonia dhe është themeluar në vitin 1997. Ky klub tani menaxhohet nga legjenda italiane, Massimo Ficcadenti.

Në anën tjetër, Torres pati një super karrierë, duke luajtur për klubet e mëdha europiane, si; Chelsea, Liverpool, Milan dhe Atletico Madrid.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com