Connect with us

NDRYSHE

U bë miliarder me 27 vjet, i riu tregon çka ka rëndësi

Published

on

Miliarderi më i ri në botë që nuk e ka trashëguar pasurinë, por e ka ngritur vetë, me bizneset e tij, thotë se zgjuarsia dhe puna e pandalshme nuk janë arsyet e vetme për të pasur sukses.
Duhet të kesh edhe fat.

27-vjeçari John Collison dhe vëllai i tij, Patrick Collison, kanë themeluar “Stripe”, një program që përdoret si sistem pagesash për kompanitë të mëdha si Target, Lyft, dhe Kickstarter. Vlera e kompanisë në treg, të cilën ai tashmë e drejton nga kryeqendra e teknologjisë, San Francisko, arrin në 9.2 miliardë dollarë.

Megjithatë, ai thotë në një intervistë që suksesi nuk vjen thjesht nga talenti, inteligjenca apo zotësia e dy vëllezërve, por edhe nga fati.

“Pa punën e palodhur të stafit dhe pa idetë e tyre gjeniale për të sjellë ndryshime, do të kishte qenë e pamundur të arrinim këtu. Por ai pranon se në botë ka plot grupe të tjera po aq të zgjuara e po aq punëtore, por që nuk ia dalin dot. Prandaj, fati i mirë është një tjetër arsye që ndikon në suksesin e madh”.

John ka lindur në një fshat të Irlandës, prej ku shkoi në Boston për të vazhduar studimet e larta. Atje vendosi bashkë me të vëllanë të ndërtojnë një program kompjuterik që më pas u përdor nga E-bay, e që më pas e shitën për 5 milionë dollarë.

Me paratë e shitjes ata themeluan një kompani të re, Stripe, e cila përdoret si sistem pagesash nga gjigantë si Allianz, Booking.com, Zillow, Target, Lyft, Kickstarter, etj.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com