Connect with us

KOSOVË

Vuçiq telefonon Merkelin, ka një kërkesë të vetme për Kosovën

Published

on

Një ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq bisedoi përmes telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vuçiq i kushtoi vëmendje të veçantë zonës ekonomike rajonale dhe ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë. Po ashtu, ai kërkoi nga Merkel që të përshpejtojë realizimin e këtyre projekteve me autoritetin dhe reputacionin e saj, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, krijimi i një zone ekonomike rajonale është me rëndësi vendimtare për Serbinë dhe vendet përreth pasi ajo do të tërheqë më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e njerzëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Gjatë bisedës temë e rëndësishme ishte edhe dialogu Beograd-Prishtinë.

Analisti serb, Dejan Vuk Stankoviq mendon se kontaktet e shpeshta të Vuçiqit me Merkelin janë në favor të mundësive që projektet e mëdha të zbatohen.

“Shanset për zbatimin e këtyre projekteve do të rriten nëse përfshihet edhe Gjermania dhe bëhet presion nga ajo ndaj vendeve të rajonit. Pa mbështetjen e saj idetë e presidentit serb do të mbeteshin vetëm ide të mira evropiane”, është shprehur Stankoviq.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nëse nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën nuk ka progres në negociatat me BE-në.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com